2009-11-08 16:14:36

U botua Dokumenti përfundimtar i takimit të parë evropian mbi baritorinë e rrugës


(08.11.2009 RV)“Kur kthehet në rrugën, ku ka lindur, Ungjilli shpreh krejt forcën e tij në shumë mënyra”. Kjo është fryma që përshkon Dokumentin përfundimtar të Takimit të parë kontinental evropian mbi baritorinë e rrugës, që u mbajt në Vatikan nga 29 shtatori deri më 2 tetor. Katër, fushat në të cilat përfaqësuesit e 15 konferencave ipeshkvnore, ekspertët, delegatët e shoqatave, të lëvizjeve e të Kongregatave rregulltare u konfrontuan për të përvijuar linjat konkrete të veprimit: njerëzit që rrinë në rrugë e në hekurudha, gratë e rrugës, fëmijët e rrugës e personat e pastrehë.







All the contents on this site are copyrighted ©.