2009-11-08 16:55:59

Traktati mbi Tregtinë e Armëve


(08.11.2009 RV)Kombet e Bashkuara do të diskutojnë ditët e ardhshme një projekt për një Traktat mbi Tregtinë e Armëve. Ky traktat përmendet edhe në propozimet përfundimtare të Asamblesë së veçantë për Afrikën të Sinodit të Ipeshkvijve, të cilat iu dorëzuan Papës. Bisedimet për miratimin e traktatit u ndalën tre vjet më parë, pa gjetur një pikë të përbashkët për luftën kundër trafikut të paligjshëm të armëve me kalibër të vogël. Sipas të dhënave të OKB-së, në botë qarkullojnë rreth 875 milion armë të lehta.







All the contents on this site are copyrighted ©.