2009-11-08 16:15:37

Toka e Shenjtë: Kisha denoncon vështirësi për vizat e rregulltarëve nga ana e Izraelit


(08.11.2009 RV)“Ka vështirësi që do të përpiqemi t’i kapërcejmë”. Kështu komenton nunci në Izrael e legati apostolik për Jeruzalemin e Palestinën, imzot Antonio Franko, pas lajmit mbi kufizimin e vizave për rregulltarët e meshtarët, nga ana e Ministrisë së brendshme të Izraelit. Nëse më parë vizat zgjasnin dy vjet, tani afati është përgjysmuar. Kjo, sipas imzot Frankos, mund të ketë ndikim në punën e Kishës në vend.
Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë. Në të kaluarën, kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte një person i partisë fetare Shas, vizat u bllokuan plotësisht.







All the contents on this site are copyrighted ©.