2009-11-08 17:26:38

Kisha të jetë shenjë e ndritshme shprese për njerëzimin e “Tre mijëvjeçarit”: kështu tha Benedikti XVI në Bresha duke kujtuar Palin VI e marrëdhënien e Kishës me botën.


(08.11.2009 RV)Bota ka nevojë për një Kishë të varfër e të lirë e Kisha ka nevojë për një dialog me botën moderne, një marrëdhënie që Benedikti XVI e konsideron “absolutisht qendrore”, për t’iu përgjigjur sfidave të tre mijëvjeçarit. Ky pra është mesazhi që Papa Racinger i drejtoi besimtarëve e botës gjatë vizitës së tij të sotme në Bresha, në nderim të figurës së Papës Palit VI.
“Një Kishë e varfër dhe e lirë, kështu duhet të jetë bashkësia kishtare, për t’i folur njerëzimit bashkëkohorë “ e për t’i bërë ballë problemeve të sotme: krizës ekonomike, emigracionit, edukimit të rinisë. Një sfidë kjo për të cilën foli edhe Pali VI në enciklikën e tij të parë ‘Ecclesiam suam’, e cila është edhe jashtëzakonisht aktuale dhe e dobishme. “Çështja e Kishës, nevoja e sa sipas planit të shpëtimit e marrëdhënie e saj me botës - pohoi Benedikti XVI në homelinë e Meshës kremtuan në Katedralen e Breshës, mbetët edhe sot çështje absolutisht qendrore”, madje, “zhvillimet e shekullarizimit e të globalizimit e kanë bërë edhe më rrënjësore, në ballafaqim me harresën e Zotin, nga njëra anë, e me fetë tjera jo të krishtera, në anën tjetër”.
“Takimin e dialogun e Kishës me njerëzimin e kohës sonë e kishte përzemër edhe Pali VI në të gjitha stinët e jetës së vet” - kujtoi Papa Racinger - i cili sot vizitoi Çonçezio, vendlindjen e Papës Montini.
Ndërgjegjja, ripërtëritja e dialogu, sipas Papës, duhet t’i frymëzojnë marrëdhëniet ndërmjet Kishës e ‘botës moderne’, e cila duhet të përforcojë “jetën e brendshme” duke pasur përherë në qendër varfërinë e dashurinë ungjillore.







All the contents on this site are copyrighted ©.