2009-11-08 16:14:50

Imzot Miljore për refugjatët palestinezë


(08.11.2009 RV)Bashkësia ndërkombëtare të impenjohet konkretisht për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez: kjo është thirrja që bëri të mërkurën e kaluar, Vëzhguesi i përhershëm i Vatikanit në OKB, imzot Çelestino Miljore, me rastin e 60-vjetorit të krijimit të Agjensisë së OKB-së për Refugjatët palestinezë. Duke folur për Murin izraelit të Sigurisë, imzot Miljore theksoi se duhet garantuar liria e lëvizjes për bësimtarët e të gjitha feve. Vetëm me një paqe të drejtë e të qëndrueshme, tha vëzhguesi i Selisë së Shenjtë, mund të plotësohen aspiratat e ligjshme të të gjithë popujve të Tokës Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.