2009-11-06 18:21:54

Nunci i ri në Havanë: Kisha kubane, shembull qëndrese. Imzot Çeli: më shumë hapësirë në mjetet e komunikimit.


(06.11.2009 RV)Festë e madhe këto ditë në Kubë, posaçërisht në kryedioqezën e Havanës, ku pak orë para hapjes së Asamblesë plenare të episkopatit, bashkësia kishtare dhe barinjtë e saj i uruan mirëseardhjen nuncit të ri apostolik, imzot Anxhelo Beçiù dhe kryetarit të Këshillit Papnor për Komunikimet shoqërore, Izmot Klaudio Maria Çeli, në ishullin karaibik për një vizitë katërditore. Çasti kulmor ishte bashkëkremtimi eukaristik në katedralen e lashtë të kryeqytetit.
“Me kënaqësi do të përdor të gjitha mjetet, për t’i ofruar bashkëpunimin tim Kishës kubane, e aftë të ndrisë, si gjithnjë, për besnikërinë e saj historike ndaj Ipeshkvit të Romës, edhe në çaste tejet të vështira” - tha nunci Beçiù.
Ndërsa imzot Çeli i deklaroi dje Agjensisë France Press se “dëshiron që Kisha kubane të ketë, së shpejti, shumë më tepër hapësirë në mjetet e komunikimit e në internet”.







All the contents on this site are copyrighted ©.