2009-11-06 18:24:51

Gripi A-H1N1:Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që njerëzit të mos e ulin vigjilencën


(06.11.2009 RV)Mëse 5.700 vetë kanë vdekur në të gjithë botën nga gripi i derrave, apo gripi A-H1N1. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje që njerëzit të mos e ulin vigjilencën para rrezikut të përhapjes së sëmundjes. Pjesa më e madhe e vdekjeve ka ndoshur në kontinentin amerikan, ku kanë humbur jetën 4.175 vetë.
Në Shqipëri gjatë kësaj jave, pas një periudhë qetësie sa i takon situatës së virusit A (H1N1), janë konstatuar 9 raste të reja me këtë virus, duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 44, informoi sot zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Alisa Demollari.
Të gjitha rastet kanë pasur shenja të lehta dhe janë trajtuar në sistemin tonë shëndetësor, kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Sipas Demollarit, në popullatë janë identifikuar raste me grip, por jo të nëntipit A (H1N1), ç'ka dëshmon se në popullatë po qarkullon edhe virusi i gripit sezonal.
Po sot, u mbledh Komiteti e Ekspertëve pranë MSH për të diskutuar mbi situatën lidhur me qarkullimin e virusit A (H1N1), masat e marra dhe orientimin e tyre në vazhdim.
Në ditët në vijim pritet të vihet në funkionimin laboratori e ri virologjik, ndërsa dy sitë më parë ka mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik një sasi e re preparati antiviral Tamiflu, e mjaftueshme për trajtimin e rreth 10 000 rasteve të mundshme të prekura. "Të gjithë spitalet rajonale janë të furnizuar me një sasi baze dhe mund të marrin sasi të reja nga ISHP, nëse është e nevojshme", tha Demollari.
MSH është duke përfunduar procedurat e prokurimit të vaksinës kundër gripit të ri pandemik, ndërsa brenda disa javësh pritet të fillojë vaksinimi i grupeve të rriskut. Ky program do të mbulohet nga MSH.
Çdo ditë në ISHP përpunohen mostra të rasteve të dyshuara nga Tirana dhe rrethet e tjera të vendit.
Rasti i parë i prekur me virusin A (H1N1) në vendin tonë u konfirmua në 20 korrik, pas mbërritjes së rezultateve të analizave nga Laboratori i Referencës në Rumani. I prekuri ishte një student 20 vjeçar nga Gjirokastra, i cili ishte paraqitur në Spitalin Infektiv pranë QSUT me shenja të gripit të zakonshëm. nga ATSH-ja

Në Kosovë pas paraqitjes së tri rasteve të reja me grip të derrit në mjediset serbe, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë, Rada Trajkoviq, ka kërkuar që çështja e furnizimit me medikamente kundër gripit të derrave në qendrat shëndetësore serbe nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (së Kosovës) të mos politizohet. Ajo i tha BBC-së se në raste të tilla, ndihmat janë të mirëseardhura si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishtina. Trajkoviq tha se janë identifikuar edhe tre fëmijë që kanë simptoma të gripit, dhe se rastet janë duk u përcjellë. Trajkoviq pranon se Shtëpia e shëndetit ku ponon ajo furnizohet me barna nga Beogradi dhe nga Prishtina. "Natyrisht gjithnjë kur është dicka urgjente, ne nuk zgjedhim adresë sepse u ndihmojmë njerëzve", tha ajo. nga QIK-u.







All the contents on this site are copyrighted ©.