2009-11-05 16:46:35

Çështja e vendimit të Gjykatës së Strasburgut për Kryqin nëpër shkollat italiane. Flet juristi Karlo Kardia.


(05.11.2009 RV)“Një vendim me orientim të qartë ideologjik. Kështu e quajti kardinali Anxhelo Banjasko vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila kërkoi heqjen e Kryqit nga klasat e shkollave italiane. Nga ana tjetër, vendimi i kësaj gjykate duket i pavend nga pikëpamja juridike. Pikërisht këtë fakt nënvizon prof. Karlo Kardia, docent i së Drejtës Kishtare në Universitetin e Romës Tre.

Përgjigje: Bëhet fjalë për një problem kompentence, sepse Gjykata e Strasburgut ka shkelur vetë juridiksionin e vet. Në shumë raste të tjera, kjo Gjykatë thoshte se nuk mund të ndërhynte përsa i përket faktorit fetar, përveç se në raste tepër të veçanta ngaqë kjo gjë është kompetencë e vetë shteteve, kombeve të ndryshme pra. Nga ana tjetër çdo traktat të Bashkimit Evropian, të Këshillit Evropian që të marrim e të shohim, kurrkund nuk shkruhet që kjo është kompetencë e Gjykatës së Strasburgut.







All the contents on this site are copyrighted ©.