2009-11-05 16:06:22

Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner: NATO-ja në Afganistan nuk po funksionon.


(05.11.2009 RV)Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner pohoi se NATO-ja në Afganistan “nuk po funksionon aspak”. “Cili është objektivi? Cila është rruga për ta arritur? Në emër të kujt pastaj?” pyeti ministri Kushner që më pas shtoi: “Po amerikanët, ku janë?” Duhet të tregohemi të bashkuar dhe përmirësojmë strukturën e komandimit, vijoi ministri i jashtëm francez. Në lidhje me presidentin afgan Hamid Karzai, Kushner u shpreh se e di që ai është i korruptuar, por Karzai është njeriu i aleatëve prandaj edhe duhet mbështetur. E ndërkaq gjendja në vend vijon të jetë e tensionuar. Sot pati një atentat të ri kundër italianëve ndërsa udhëtonin në një autoblindë. Fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, vetëm katër të plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.