Imzot Çelestino Miljore: Bashkësia ndërkombëtare të impenjohet konkretisht për të
zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez.
(05.11.2009 RV)“Bashkësia ndërkombëtare të impenjohet konkretisht për të zgjidhur
konfliktin izraelito-palestinez.” Kjo qe thirrja që Imzot Çelestino Miljore, përfaqësues
i përhershëm i Selisë Shenjte pranë Kombeve të Bashkuara i drejtoi dje OKB-së duke
folur me rastin e 60-vjetorit të themelimit të Agjencisë së OKB-së për refugjatët
palestinezë. Duke folur për Murin e sigurisë ndërtuar nga izraelitët, Imzot Miljore
tha se liria e lëvizjes i duhet garantuar besimtarëve të të gjitha feve.