2009-11-05 16:06:32

Beniamin Netanijahu akuzon Iranin se po furnizon me armë hezbollahët libanezë.


(05.11.2009 RV)Autoritetet izraelite lejuan sot daljen nga porti i Ashdodit të anijes tregtare Frankop pasi i siguruan se as ekuipazhi as kapiteni nuk kishin dijeni për ngarkesën me armë që mbartnin në stivë. Armët, që u sekuestruan nga roja bregdetare izraelite, vinin nga Irani dhe kishin si destinacion Libanin. Kryeministri Benianim Netanijahu akuzoi Teheranin se po përpiqet të destabilizojë situatën në Lindje të mesme duke furnizuar me armë dhe municione hezbollahët libanezë që godasin qytetet izraelite.







All the contents on this site are copyrighted ©.