2009-11-04 19:02:10

Thirrje Kishës së Salernos në Itali, për ta mbajtur gjithnjë Kryqin në qafë!


(04.11.2009 RV)“Si katolikë e duam me fe e arsye origjinën tonë; si italianë, e njohim mirë historinë tonë”. Prandaj bëjmë thirrje që çdo i krishterë ta mbajë në qafë Kryqin, duke iu përgjigjur kështu vendimit, për ne të padrejtë, të Gjykatës evropiane, që kërkon ta zhdukë simbolin e fesë sonë nga muret e klasave. Kështu, kur një kryq do të zhduket nga muret, dhjetra të tjerë do të duken mbi kraharorë e, sidomos, në zemra.
Kjo është thirrja e Kishës së Salernos në Itali, e cila i fton besimtarët e krishterë ta mbajnë vazhdimisht në qafë Kryqin, për t’u treguar të gjithëve se i përkasin fesë katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.