2009-11-04 18:50:17

Republika Çeke nënshkruan Traktatin e Lisbonës


(04.11.2009 RV)Edhe Republika Çeke nënshkroi Traktatin e Lisbonës. Mbrëmë, firmën e fundit të Bashkimit Evropian, e hodhi presidenti Vaclav Klaus, pasi Gjykata Kushtetuese e deklaroi traktatin në përkim me ligjet e vendit.
Traktati i Lisbonës u nënshkrua në dhjetor 2007 në kryeqytetin portugez. Në 400 faqe paraqet një seri reformash për të zëvendësuar Kushtetutën Evropiane, të hedhur poshtë me referendum nga Franca e Hollanda, në vitin 2005.







All the contents on this site are copyrighted ©.