2009-11-03 15:49:08

Lutja e Benediktit XVI në varret e paraardhësve


(03.11.2009 RV)Në ditën në të cilën Kisha kujtoi besimtarët e vdekur në të gjithë botën, edhe në Vatikan u përsërit tradita, që e çoi Papën Benedikti XVI në Kriptën e Bazilikës së Shën Pjetrit, për t’u lutur për paraardhësit e vet. Një lutje e ndjerë dhe solemne për shpirtrat e atyre, që para tij qenë barinjtë e Kishës universale e pasardhës të Shën Pjetrit:
“Në këtë Kriptë të Vatikanit, ia besojmë mëshirës së Atit ata që kanë këtu varrin dhe presin ngjalljen e trupit e në veçanti, Papën Gjon Pali II dhe Papët e tjerë, që kanë kryer shërbimin e barinjve të Kishës universale, që të marrin pjesë në Liturgjinë e amshuar të qiellit”.
Ati i Shenjtë u lut më pas edhe për familjarët, miqtë dhe mirëbërësit e ndarë nga kjo jetë. Në lutjen e besimtarëve, edhe ajo për viktimat e çdo dhune, që flijimi i tyre të shpejtojë arritjen e një epoke vëllazërimi e paqeje.







All the contents on this site are copyrighted ©.