2009-11-03 16:17:50

BE: Presidenti i Çekisë Klaus ka nënshkruar Traktatin e Lisbonës.


(03.11.2009 RV)Sot Presidenti i Çekisë e nënshkroi Traktatin e Lisbonës. Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur vendimin e drejtësisë çeke, që i hapi rrugën miratimit të Traktatit të Lisbonës. Kreu i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barroso, tha se “nuk do të duhet të ketë pengesa të tjera të panevojshme, që do të parandalojnë hyrjen në fuqi të traktatit”. Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me kushtetutën e vendit. Republika e Çekisë ishte deri më sot, i vetmi vend i BE së që ende nuk e pati ratifikuar traktatin, i cili duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi. Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por Presidenti Vaclav Klaus e priste vendimin e gjykatës para se ta nënshkruante sot.







All the contents on this site are copyrighted ©.