(02.11.2009 RV)Atë Gjergj Fishta ‘Nji lule vjeshtet’ N’atë
rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem Tash plűhën jé. Ata dy sŷ t’janë errun, Kű
qiella prirej me sá hana e diella Terthores s’eper m’sharte vrejn t’njerzimit! 5 T’janë
sosun fjalët e ambla e plot urtí, E ai zâ t’âsht kputë, i cilli bite m’zemër Si
kumbë liret t’tingllueshme, qi prej s’largut Ndihet tue rá, kur dora e prekë e
msueme! Ehu! po; “deka, qi baras m’derë t’pellazvet 10 Trakllon,
si m’trinë t’kolibavet,” ku i vorfni Me lot njomë buken, tý edhč ajo ke dera T’traklloi,
e ti kalove porsi voesa E natës kalon, kur dielli vjen me shndritun Mbi kobe
t’dheut. Sot përmbi vorr t’kanë bijtun 15 Hithat e madergona! ’I kryq
dullijet, Qi e pershpirtshme nji dorë t’a vű te kryeni, Nder to ka hupë, as
tjeter send trishtimin E vorrit nuk t’a zbutë, posë va’it t’trishtueshem Të
hutit t’natës, qi neper curra t’malit 20 Dhimbshem në rreze t’hanës
rrin tue gjimue! . . . Njai grumbull gursh, qi m’vorr t’randon përsypri, Vetë
gjaksorit t’pashpirt, qi mbyti nierin, Lugat i duken, n’hikë kah t’bjen nget vorrit, Edhe
t’përqethët atë botë i shkon n’për zęmer. 25 Po, a thue, krejt deka
n’asgjâsend t’përpîni E, posë se do kocijsh edhč ’i grusht plűhen, Nuk t’la
tjeter? Jo! N’pręhen t’Amëshuemit Pjesa ma e mira e jotja ka flutrue Me gzue
n’dritë t’qiellvet, kű pushon dishiri 30 I nierit t’drejtë, si drita
m’sŷ kthiellun. Po, po, se përtej vorrin shpirti i nierit Gjallon per jetë!
Njeky mendim i ambël Deken e zbutë e vorrin bân t’pelqyeshem, Kúr zęmren fa’i
s’e grisë. Prej ktij mendimi 35 As vetë per tý s’lotova shum, kúr ndjeva Se
diqe: se n’mâ t’miren lule t’motit E lae ti ketë shkretí, kű shuen e Drejta E
Paudhnija, kű sundon mizore; Kű i zhyemi m’vese sod me dorë dhunuese 40 Vesin
shinon me Theta t’zí, e selija M’rrashta t’përgjakshme t’njerzvet m’kambë, ku mbahet. Ehu?
po, se shpirti i yt, kulluet si rrezja E diellit, qi perfton lulet e erandshme, Kúr
bora dęhet, s’mujt me e bajtë qelbsinen 45 E randë t’ktij sheklli t’zi;
por fletët i rrahi Kah jeta e dytë, kű Njai qi rruzullimin N’themel e dridhë
veç me ’i vetimë t’qerpikut: Amshon n’lumni shka Atij t’i ket përgjá. S’kje
toka, jo, për ty kje qiella! 50 E tash, qi vetë jam tue ravisë kto karta, Ti,
kushedi, n’per vrrije t’amëshueme Shkon tue kërkue për lila e drandofille, Qi
s’dijn me u veshkë e ndreqë me ta kunora, Për me u lulzue mandej ndër t’zjarrtat
valle, 55 Qi neper vrrije rrijn tue kndue t’Parrizit: Kű, fletët
e arta bashkë kryqzue me Engjuj, Kndon Zotit lavde n’për ylbera t’qiellit: A,
marrë krejt n’t’pám t’s’hyjnueshmes faqe t’Zotit, Porsi m’pasqyrë t’kulluet skjyrton
shestimin 60 E rruzullimit, vű prej s’eprës Mende, E cilla n’t’kenun
sendet thirri t’tâna Prej hijevet t’kthellueshme t’asgjâsendit, Kur bâni Ajo
furín me heshtë t’thellimit, E me ’i fuqi t’pamatne prapi terrin 65 E
pakthellimit, qi atje n’t’skajshmet megje T’ktij sheklli ndihet mnershëm tue gjimue, Kah
për ledhe plandoset t’rruzullimit, E atŷ, n’atë dritë plot ambelcim dashtnijet, Qi
porsi lum i kjartë prej Atit t’Dritvet 70 Gjithkah dikohet neper verë
t’Parrizit, Shpirtent e lum krejt m’rreze tu’ i pershi, T’kthiellta ti i prirë
t’vërtetat, t’cillat Hyji Desht t’muzta nierit ma ia lânun t’shkrueme Nder fletët
t’hyjnueshme t’t’amëshuem Ungjillit. 75 Oh! sá e sá herë, kur n’mbrame
shuen natyra, E tjetër s’ndihet, veç se rryma e prronit, Qi përmallshem gurgllon
n’per rrajë e curra, Un, lodhë mbi letra t’t’dijshemvet t’kahmotit, Mbas t’cillvet
fjalën rrij tue lmue shqyptare, 80 Dal në dritsore me kundrue shatorren! Qi
i Lumi t’kthielltë ia vuni rruzullimit, E kqyri hyjt, qi, thue, se njaq sŷ Zotit Flakojn
mbi dhé — kushdi, për me felgrue Nierin, qi egrue mâ fort prej mnerës s’territ 85 Përbluen
punë t’mbrapshta: — e atë botë mendoj për ty. E, kű ta shoh mâ t’flakshmen tue
xhixhllue Nji hýll, atŷ selín’ un’ tham me vedi, Ti do ta kesh, e sŷt m’atë
hýll pa da I nguli, e m’bâhet si me t’pá. Me emën 90 Un t’thrras
atëbotë n’per terr. Nji váj bylbylit, Qi përmallshem ndër gemba rrin tue kjá Fatin
e vet, e ndoshta, zojt e dashtun, Jehonë m’i bahet t’grishunit; e m’duket Se
bisedoj me ty! . . . Nuk dekka i miri, 95 Jo kurr; e sidomos nja’, i
cili ‘i zęmër E lęn mbrapa m’e ankue. Prej vorrit t’errshem, Gjumin e dekës
kű ai ban, na i flet mendimit, Ambel edhč na nzitë kah punët e mbara, E n’mende
t’onë gjallon. — Kur Aleksandri 100 Prej Bregut t’Matës ngallnjyes u
kap ke vorri, Ku shuen idhnimi i Prisit t’Mirmidonvet, Qi atje nën Shé vorfnoi
me aq djalë Ekuben, Iu ndez atŷ flakë zęmra kah lumnija. Mbi njatë vorr, po,
u betue me ngulë flamurin 105 N’skâj t’dheut, e prej selís’ me i zhdrypun
mbretent; E atëherë përpara tij tânë bota shuejti. Mue edhč, qi sheklli e nji
dishir lirijet T’thepisne raven m’ia kanë shtrue gjallimit, Mue, po, edhč zęmra
mbi vorr tand t’përvűjtun 110 M’ndezet kah punët e mbara e kah burrnija. Përmbi
vorr t’and, po, xâ të fortë me e mbajtun Besen e dhânme — e miqasín e zânme; Për
Fé e per Atme n’ball me i dalë rrezikut: Të ligshtit doren me ia njitë e t’fortin 115 Mos
me e gledhue; kűr t’jét me u thânë e drejta, Mos me i shmangë sŷt’ prej cakut,
n’t’cillin mendja Dishron me u kapë, as kurr mos me u ligshtue Ndër sá t’vishtira,
qi t’na sjellin motet. Po, po! se pre’ atij vorri kam me shkepun 120 Hovin
kah punët e mdhana. Ai kryq dullijet, Mneren e vorrit qi t’a zbutë, ai qanderr Ka
me m’kęnë ndër salvimet: Engjlli i Zotit, Qi rojës besnik fuqít t’i pruen mizore, Gjumin
e dekës në vorr mos me t’turbllue, 125 Dér qi të shkimen n’qiellë e
hâna e dielli E t’ngele moti e sheklli mbarë t’rroposet, E t’vije dita e gjyqit
t’rruzullimit, Ai ka për t’m’kęnun Zâna. E atëherë pa u tutun Zhgjetat e prehta
e t’zjarrta kah me i prehun, 130 Qi kundra vesit do t’ia lshoj njerzimit: Atë
herë un kangët kam me i ndertue kreshnike, Me t’cillat botës un do t’ia lâ të shkrueme Se
shka viejn armët besnike n’dorë t’Shqyptarit. E me kangë t’mija ’i përmendar t’madhnueshëm 135 M’vorr
tand kam për t’ndërtue, të cillin moti Me fletë të ngrita kot ka për t’ a rrahun; Pse,
si curr, qi n’mjes t’detit rreh tallazi, Edh’ ai njashtű do t’jesë ndër gjire t’motit Qi
bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit. 140 E atë herë prej bjeshkvet kanë
me u djergun Zânat E me të njoma vjollca e drandofille Vorrin kanë me t’vallue,
e kanë me rritun Me shum kujdes per qark selvija t’blerta; E shtektarit mundqar,
qi n’ato hije 145 Ka me xânë vend, me ndalë pak gjâ t’dihamet, Kanë
me i kallzue se sa pjesë qiellet vrani Deka n’atë vorr. E atë botë i largë shtektari Të
lehtë dhén ka me t’urue, e t’paqta e t’buta Shinat e borën: e, kur n’male t’veta 150 T’dredhojë
ke stani, fmís’ ka me i kallzue Shka ndjeu për tý. E fmija e tij aso bote Emnin
t’ and kanë për t’kndue, e vrrini e bjeshka Gjithmonë i ri, tue njehë furít e mnershme, Ambel
prej emnit t’ and kanë me jehue. 155 Me maje t’briskut kanë me shkrue
mbi lisa Me shkrola t’njohtne veç e prej barivet: Kanë me u rritë lisat, përse
spata as ręja S’e prekin landen, kű âsht ravisë aj emen: E tu’u rritë lisat
kanë me u rritun shkrolat; 160 E kshtu ma t’kjarta mbas disá qindvjetve Nipat
mâ t’vonët kanë me i këndue, e emni Sa t’bjere dielli tokës ka me t’u kndue.