2009-11-01 12:31:35

Pakistan: liderët e krishterë e myslimanë kërkojnë shfuqizimin e ligjit mbi blasfeminë.


(01.11.2009 RV)Të krishterët, hinduistët e myslimanët, specialistë në drejtësi, studiues të fesë e aktivistë të të drejtave të njeriut, njëzëri, shprehin shqetësimin e tyre për shpërdorimet e kryera në emër të ligjit mbi blasfeminë në Pakistan dhe kërkojnë shfuqizimin e tij. Në vendin aziatik – njofton Agjensia AziaNjuz – po formohet një front popullor i cili, me sa duket, ka ndër mend të nisë betejën për heqjen e normës juridike, që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm ose me vdekje të çdo blasfemuesi kundër Kuranit ose kundër emrit të Muhametit. Ligji u miratua në vitin 1986, nën diktaturën e Zija-ul Hak, që nisi ta vinte në praktikë për të kënaqur krahun fanatik të islamikëve në vend. Në vijim u përdor si pretekst për të ushtruar dhunë kundër pakicave ose për të goditur veprimtaritë ekonomike e pronat e kundërshtarëve politikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.