(30.10.2009 RV)Me asgjë nuk mund të justifikohen miliona viktima të “spastrimeve”të
Stalinit dhe përkujtimi i krimeve të përbindshme të diktatorit sovjetik është aq i
rëndësishëm sa edhe fitorja kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore: kjo
është domethënia e mesazhit të botuar sot nga Presidenti i Rusisë, Dimitrij Medvedev,
përmes të cilit dënon veprimet e Stalinit në një Vend që mëse 60 vjet e nderon Stalinin
si një hero. “Asgjë nuk mund të ketë më shumë vlerë se jeta njerëzore. Me asgjë
nuk mund të justifikohen shtypjet e përndjekjet” shkruan Medvedev me rastin e Ditës
sëpërkujtimit në Rusi të viktimave të shtypjeve e përndjekjeve politike. “Kujtimi
i tragjedisë kombëtare është aq i shenjtë sa edhe ai i fitores”, shkruan kreu i Kremlinit,
duke shtuar se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rinjtë(..) të jenë të ndërgjegjshëm
të ndjejnë dhimbje e të kenë mëshirë për njërën ndër tragjeditë më të mëdha të historisë
ruse”, duke iu referuar miliona personave që vdiqën gjatë spastrimeve të mëdha që
u zbatuan me urdhrin e Stalinit në vitet 1920-1930 dhe pas Luftës e gjatë kolektivizimit
të dhunshëm. Sot, me rastin e Ditës së përkujtimit, afër 500 persona manifestuan
në Moskë para selisë së shërbimit sekret Fsb, trashëgimtare e Kgb, për t’u bërë homazhe
viktimave të Stalinit. Shtojmë se ka ardhur koha që ndër shqiptarë të kujtohen
e përkujtohen viktimat e persekutimeve të komunizmit dhe të dënohen krimet e shokëve
të Stalinit, si Enver Hoxha me shokët tjerë.