2009-10-30 17:45:09

Kriza duket se është duke përfunduar, por mbetët ende shumë për të bërë, siç tregon papunësia e madhe.


(30.10.2009 RV)Në BE papunësia, rekord për shtatorin. Pavarësisht rritjes së treguesve ekonomike në Evropë dhe përtej Atlantikut, shifrat e papunësisë vazhdojnë të mbeten shqetësuese. Numri i njerëzve të papunë në zonën e euros rritet edhe më shumë.
Sipas Institutit të Statistikes Eurostat, shifra ka shkuar ne 9.7 % gjatë shtatorit, 0.1 % më shumë se muaji gusht dhe plot 7.7 % më shumë në krahasim me një vit më parë. Ky është një tjetër rekord negativ për papunësinë në bllokun evropian, shifra më e lartë që prej janarit të vitit 1999.

Gjatë pjesës së dytë të këtij viti, ekonomia botërorë ngadalësoi ritmet e rënies, duke dhëne shenja ringjalljeje, por kjo nuk ka mjaftuar që rritja e papunësisë të njohë nivele rekord.







All the contents on this site are copyrighted ©.