2009-10-30 17:41:01

Gjenetika në kërkim të jetës artificiale.


(30.10.2009 RV)RealAudioMP3 “Moralisht të papranueshme dhe të rrezikshme për gjininë njerëzore”. Kështu i komenton kryeipeshkvi Elio Sgreçia, kryetar nderi i Akademisë Papnore për Jetën, rezultatet e kërkimit shkencor, realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Stanfordit, botuar nga revista ‘Nature’, mbi bazën e të cilave do të mund të krijohen kushtet për shndërrimin e qelizave staminale, në qeliza embrionale njerëzore, pararendëse të qelizës vezore e të spermatozoidit. Më shqip: është fjala për krijimin e fëmijëve pa pjesëmarrjen apo bashkëpunimin e natyrshëm të nënës e të babait.
Por një pjesë e mirë e shkencëtarëve, një mendjeje me pohimin e Prelatit, nënvizojnë me forcë se jemi shumë larg nga mundësia e sigurimit të qelizave staminale, që do të mund të përdoreshin për t’u krijuar, të gjithë atyre që dëshirojnë, mundësinë për të pasur fëmijë, pavarësisht nga pengesat e natyrës shëndetësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.