BE-ja thirrje Iranit ta pranojë marrëveshjen bërthamore
(30.10.2009 RV)Bruksel: liderët e BE-së shprehin “shqetësimin e thellë” për
programin bërthamor iranian e deklarojnë se të gatshëm të vlerësojnë “marrjen e masave
në një afat të shkurtër”. Kështu lexohet në bocën tashmë pothuajse përfundimtare të
takimit të nivelit të lartë të BE-së që po zhvillohet në Bruksel. “Këshilli evropian-
lexohet në tekst - mbetët plotësisht besnik ndaj impenjimit për të kërkuar një zgjidhje
diplomatike të çështjes së programit bërthamor iranian dhe e fton Iranin të bashkëpunojë
në mënyrë të plotë në këtë drejtim. Këshilli evropian ripohon shqetësimin e tij
të thellë për zhvillimin e programit bërthamor iranian e për mos zbatimin e vazhdueshëm
të obligimeve ndërkombëtare nga ana e Iranin”. Në bocë të BE-së nënvizohet se “zbulimet
e fundit për ekzistencën e një impianti për pasurimin me uranium në afërsi të Kom-it
i ka përkeqësuar edhe matej shqetësimet e Bashkësisë Evropiane. “Këshilli evropian
i bën thirrje Iranit t’i përmbahet udhëzimeve e kërkesave të rezolutës së Këshillit
të sigurimit të Kombeve të Bashkuara e të bashkëpunojë në mënyrë të plotë me Agjencinë
Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (Aiea). Pra, liderët e Bashkimit Evropian
edhe një herë i bënë thirrje sot Iranit që ta pranojë projekt marrëveshjen e Kombeve
të Bashkuara për karburant bërthamor. Irani ka propozuar ndryshime në propozimin e
OKB së, në mënyrë që të hedhë poshtë elementët kryesorë të marrëveshjes. Marrëveshja
parashikon që Irani ta dërgojë jashtë vendit uraniumin e pasuruar në nivel të ulët
që të procesohet në karburant bërthamor, për t'i hequr shqetësimet e Perëndimit se
Teherani po përpiqet të zhvillojë bombë bërthamore. Në deklaratën e liderëve të BE
së në samitin në Bruksel thuhet se përparimi drejt marrëveshjes “do t’i hapte rrugën
zgjerimit të marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Iranit në dobi të dyanshme”.