2009-10-28 18:54:33

Përurohet Viti akademik i Universitetit Papnor Urbanian.


(29.10.2009 RV)“Përdoreni këtë kohë studimi e formimi, për të fituar zemrën e Krishtit”. Kështu u shpreh kardinali Ivan Dias, Kancelar i madh i Universitetit Papnor Urbanian, gjatë Meshës solemne, me të cilën hapi vitin akademik të shkollës së lartë, që përgatit meshtarë për tokat e misionit. Menjëherë pas tij, foli kryeipeshkvi i Kinshasës, imzot Laurent Monsengvo Pasinia, që preku kryesisht temën e “Pajtimit, drejtësisë e paqes në Afrikë, sfidë misionare për Kishën universale”.Ceremoninë e ndiqnin studentë japonezë, vietnamezë, indianë, pakistanezë e të tjerë akoma, ardhur nga 100 vende të ndryshme të botës. Kardinali Dias i ftoi ta ndjekin Jezusin si Apostujt, duke punuar me zell për ndërtimin e mbretërisë së Hyjit, të thirrur, siç janë, për të qenë qytetarë të qiellit.







All the contents on this site are copyrighted ©.