Në kujtim të Papës Pali VI, vizita e Benediktit XVI në Bresha, më 8 nëntor. Njoftohet
programi i udhëtimit.
(27.10.2009 RV)U njoftua sot paradite
nga Salla e Shtypit e Vatikanit programi i vizitës baritore të Papës Benedikti XVI
në Bresha e Konçesio të Italisë, të dielën, më 8 nëntor. Mbërritja e Papës në aeroportin
breshan parashikohet për në orën 9.30. Papa do të shkojë për një vizitë private në
kishën e komunës Botiçino Sera, për të nderuar reliket e Shën Arkanxhelo Tadinit.
Më pas, në orën 10.30, do të kremtojë Meshën e do të thotë Lutjen e Engjëllit të Tënzot
në tremen e Katerdales së Breshës, në sheshin Pali VI. Pasdite, pas vizitës në qendrën
baritore Pali VI, gjithnjë në Bresha, do të vizitojë shtëpinë ku lindi Papa Montini
dhe Institutin e ri Pali VI në Konçesio. Instituti do të përurohet pikërisht nga Ati
i Shenjtë. Aktiviteti i fundit i ditës, do të jetë vizita në famullinë e Shna’ Ndout
në Konçesio, ku është pagëzuar Gjon Batista Montini.