2009-10-27 16:14:48

Në Betlehem vendoset guri i parë i një klinike pediatrike. Flet Imzot Rodolfo Çetoloni.


(27.10.2009 RV)RealAudioMP3 Me vendosjen e gurit të parë nisi sot në Betlehem ndërtimi i klinikës së parë së kirurgjisë pediatrike në Palestinë në bazë të një projekti që u bë i mundur falë bashkëpunimit ndërmjet Toskanës, Konferencës Ipeshkvnore Italiane dhe enteve e shoqatave të tjera. Ndërtesa e re do ketë një kapacitet prej dyzet shtretërisht. Po, më hollësisht le të ndjekim Imzot Rodolfo Çetolonin, ipeshkëv i Montepulçano-Kiuzi-Piencës.

Pyetje: Imzot, a mund të na thoni se çfarë sjell kjo klinikë e re në Betlehem?

Përgjigje: Ajo sjell kirurgjinë pediatrike pranë Bejbi Hospital, i cili tashmë kryen një shërbim të rëndësishëm prej vitesh. Klinika e kirurgjisë pediatrike mungonte dhe tani, ja, iu dha palestinezëve. Pra, përveç se një shërbim është edhe një akt besimi, është një akt promovimi, sepse niveli profesional është tepër i lartë. Palestinezët do të bashkëpunojnë me Toskanën, dhe në veçanti me spitalin Majer, që për këto gjëra është një nga më të mirët në nivel botëror.







All the contents on this site are copyrighted ©.