2009-10-27 17:03:26

Me fjalimin e Kardinalit Anxhelo Skola nisi sot viti akademik 2009-2010 i Universitetit Salezian.


(27.10.2009 RV)Viti akademik 2009-2010 për Universitetin Papnor Salezian të Romës, që këtë vit feston edhe 60-vjetorin e themelimit, nisi sot paradite me fjalimin e kardinalit Anxhelo Skola, patrik i Venecies. Fjala e tij u përqëndrua tek tema “Arsimimi dhe Universiteti” në të cilën prelati ripohoi se universiteti është i tillë nëse “nxit mëndjen, zemrën dhe veprimin” për të zbuluar pastaj “dhuratën e arsyeshme të së vërtetës”.

Fjala e kardinal Skolës u përqëndrua tek koncepti i “paideias” – fjalë greke që do të thotë arsimimin dhe edukim, model shkollor ky i Athinës klasike. Prelati, ndër tjera, nënvizoi se “detyra e universitetit është që t’u mundësojë studentëve realizimin e plotë të humanizmit të tyre”. Një detyrë e rëndësishme kjo që përshkohet nëpër punën e docentëve që ofrojnë vetveten në radhë të parë “duke dëshmuar të vërtetën”, vepër dashurie kjo që e nxit studentin të bëjë krahasim me vetë realitetin, i cili është shenjë e Misterit që iu zbulohet të gjithë njerëzve. Pra, për ta kryer misionin e vet, universiteti kërkon që “Paideia” të ndiqet nëpërmjet veprimtarisë kërkimore, mësimit dhe studimit të disiplinave dhe “kjo nëpërmjet një studimi kritik” që është aftësia e vërtetë për të dalluar të vërtetën, të mirën, të bukurën.” përfundoi Kardinali Skola.







All the contents on this site are copyrighted ©.