2009-10-26 17:28:55

Kosovë: arrestohen 4 persona për mbytjen e kosovarëve në lumin Tisa


(26.10.2009 RV)Policia e Kosovës ka identifikuar katër persona të dyshuar për organizimin e kalimit ilegal të kosovarëve në kufi ndërmjet Serbisë e Hungarisë përmes lumit Tisa, gjatë të cilit janë mbytur 19 persona.
Një zëdhënës i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se hetuesit e misionit civil të Bashkimit Evropian Eulex arritën të identifikonin katër kosovarë që sipas gjasave kanë marrë pjesë në organizimin e kalimit të kufirit përmes lumit, në afërsi të qytetit hungarez Seged.
Prokurori i EULEX it, i cili po i udhëheq hetimet, bashkë me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës ka shkuar në Hungari për të mbledhur informacione shtesë, derisa edhe 16 persona tjerë rezultojnë të humbur.







All the contents on this site are copyrighted ©.