2009-10-26 17:30:35

Irani do të vendosë pas pak ditësh për pasurimin e uraniumit jashtë vendit


(26.10.2009 RV)Irani do të shprehet në ditët e ardhshme nëse pranon apo jo marrëveshjen me SHBA-të, Rusinë dhe Francën, për të pasuruar jashtë vendit uraniumin, që do të përdorë për qëllime civile. Lajmi u dha nga ministri i jashtëm, Manuher Motaki. Marrëveshja parashikon që Irani t’i dorëzojë Rusisë pjesën më të madhe të uraniumit të pasuruar deri në 3,5%, me qëllim që të pasurohet deri në 20% e më pas, të shndërrohet në Francë në lëndë djegëse për të ushqyer reaktorin e mjekësisë bërthamore në Teheran. Shumë zëra brenda vendit janë ngritur kundër kësaj marrëveshjeje.







All the contents on this site are copyrighted ©.