2009-10-24 14:47:46

Qendra “Innocenti Research Centre” paraqet raportin e saj të ri “Fëmijët e familjeve emigrante në tetë vende të pasura”.


(24.10.2009 RV)RealAudioMP3 Qendra “Inoçenti Insajt” bëri publike për herë të parë disa të dhëna krahasuese në nivel ndërkombëtar, që kanë të bëjnë me përbërjen dhe kushtet e jetesës së familjeve emigrante me fëmijë në tetë vende të industrializuara të botës e pikërisht në Australi, Francë, Gjermani, Itali, Vendet e Ulta, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar dhe SHBA. Ajo çka del në pah nga ky raport me titullin “Fëmijët e familjeve emigrante në tetë vende të pasura” është se shumë fëmijë dhe adoleshentë emigrantë gjenden në kushte të pavolitshme në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre të vendit mikpritës.
“Pavarësisht dallimeve kulturore, fetare, gjuhësore dhe etnike, bijtë e emigrantëve, shpeshherë jetojnë në situata të ngjashme me ato të bashkëmoshatarëve të tyre të vendeve mikpritëse përsa i përket përbërjes së familjes dhe kushtet e punësimit të prindërve, por ama shpeshherë këtyre iu duhet të përballojnë disa sfida në fushën e arsimit dhe të ekonomisë që janë më të mëdha dhe kanë koeficient varfërie më të lartë”. Kështu pohon prof. Donald Hernandez, autor i këtij studimi dhe ekspert i politikave shoqërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.