2009-10-23 17:37:07

Eprori i ri i përgjithshëm i kombonianëve: të jemi dëshmitarë të dashurisë së Zotit ndër të fundmit


(23.10.2009 RV)Kapitulli i 17-të i përgjithshëm i Misionarëve kombonianë, mbledhur në Romë, zgjodhi dje eprorin e ri të përgjithshëm të Kongregatës: atë Enrike Sançez Gonzalez, 51 vjeç, meksikan. Ai është pasardhësi i atë Terezino Serrës dhe do të qëndrojë në detyrë për gjashtë vjet, në krye të rreth 1.700 kombonianëve në të gjithë botën. Në mikrofonin tonë, atë Sançez shpjegon se si e kupton ai misionin:
E kuptoj misionin si shërbim që më detyron të jem gjithnjë i gatshëm, gjithnjë i kujdesshëm, gjithnjë në dëgjim për t’u shërbyer të tjerëve sa më mirë. Pastaj, për mua është thirrje që të ndjek nga afër themeluesin tonë, Shën Daniel Kombonin, për të jetuar personalisht pasurinë e karizmës së tij, të dhuratës së tij për Kishën, misionin dhe botën.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.