2009-10-22 14:09:19

Papa emëron sekretarët e dikastereve për Familjen e “Drejtësinë dhe Paqen”


(22.10.2009 RV)RealAudioMP3 Papa emëroi sot sekretarët e rinj të Këshillit Papnor për Familjen e të atij për Drejtësinë e Paqen. Në krye të dikasterit për familjen është tani imzot Zhan Lafit, 57 vjeç, francez, anëtar i Bashkësisë Emanuel, deri tani zv.kryetar i Akademisë Papnore për jetën. Sekretari i ri i dikasterit për Drejtësinë e Paqen është emëruar don Mario Tozo, lindur 59 vjet më parë në Moliano Veneto të Trevizos në Itali, salezian e deri tani, konsultor në të njëjtin Këshill Papnor.







All the contents on this site are copyrighted ©.