2009-10-22 14:57:51

Botohet vepra në 3 vëllime “Për një Shqipëri me Zotin..". Koment i dom Marjan Palokës


(22.10.2009 RV)Kohë më parë në Tiranë u botua vepra tri vëllimshe me titullin “Për një Shqipëri me Zotin..” që mbledh predikimet, fjalimet e shkrimet e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirditës gjatë misionit të tij ipeshkvnor në udhëheqjen shpirtërore të Kishës dioqezane Tiranë-Durrës.
Kjo vepër e përgatitur nga dom Gjergj Meta e dom Marjan Paloka, nuk ka si qëllim të jetë jetëshkrim i imzot Rrok Mirditës, por një paraqitje, nëpërmjet shkrimeve të tij, e vizionit që ai ka për Kishën dhe praninë e saj në mesin e shoqërisë njerëzore e veçanërisht për rolin që duhet të luajë bashkësia Katolike në formimin njerëzor e besimtar të një Shqipërie, që po përpiqet të rilindë nga hiri në të cilin e katandisën rrebeshet e historisë së saj të mundishme.
Duke qenë se në Shqipëri pasojat e sistemit ateist janë akoma vepruese në vetëdijen apo në nënvetëdijen intelektuale, qytetare e shoqërore, kjo vepër ofron mendimin e Kishës mbi çështjen e ateizmit, sot, si fenomen i modernitetit. Me këtë vepër, autorët i drejtohen të gjithë atyre që, në Kishë, duan të thellojnë përsiatjen e tyre mbi jetën në dritën e krishterë dhe atyre, që jashtë Kishës, duan t’i qasen misterit të Zotit përmes Kishës dhe rolit të saj në shoqëri. Më hollësisht të ndjekim intervistën me njërin prej përpiluesve, dom Marjan Palokën....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.