2009-10-21 16:56:28

Uraniumi iranian mund të pasurohet jashtë


(21.10.2009 RV)Rifilluan në Vienë bisedimet mbi programin bërthamor iranian, të cilat u ndërprenë dje për shkak të disa deklaratave provokuese nga ana e Teheranit. Sot, në mbledhjen e grupit “5+1”, ku bëjnë pjesë SHBA-të, Rusia, Franca, Kina, Britania e Madhe dhe Gjermania, kreu i Agjensisë ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Mohamed El Baradei paraqiti propozimin për ta pasuruar uraniumin iranian jashtë vendit, për qëllime mjekësore. Marrëveshja duhet të miratohet nga palët deri të premten.







All the contents on this site are copyrighted ©.