2009-10-21 16:56:45

Refugjatët dhe lufta në Irak


(21.10.2009 RV)RealAudioMP3 Lufta në Irak ka shkaktuar një nga eksodet më të mëdha të refugjatëve në Lindjen e Mesme. Agjensitë e Kombeve të Bashkuara flasin për gati 2 milion e gjysëm irakianë të strehuar në vendet fqinjë si Siria, Jordania, Libani, Egjipti e Turqia. Rreth 2 milion irakianë të tjerë janë refugjatë të brendshëm. Është një lëvizje e jashtëzakonshme e popullsisë, për të cilën flitet pak. Pikërisht për të çuar asistencën shëndetësore dhe psikologjike në kampet e refugjatëve irakianë në Jordani, shoqata italiane “Një urë për…” ka filluar fushatën për mbledhjen e fondeve. Të dëgjojmë Paola Gasparolin, nga Zyra e Shtypit e organizatës:
Aktualisht, gjendja mbetet dramatike e me pasoja politike të rëndësishme për vendet ku kanë shkuar refugjatët irakianë, sepse ekonomitë e tyre ishin të brishta edhe më parë. Flasim për Jordaninë, por edhe për Sirinë. Eksodi i 2 milion personave brenda vendit ka sjellë, edhe ai, ndryshime politike. Përsa i përket refugjatëve të jashtëm, problemi më i madh është se nuk njihen si të tillë, por konsiderohen si të ftuar nga Siria, Jordania, Libani dhe Egjipti e janë pak, për të mos thënë aspak, strukturat për ta. Pjesa më e madhe e tyre nuk mund të shkojë në strukturat shëndetësore e as në shkollë.
Ndër irakianët që janë larguar për në vendet fqinjë ka edhe të krishterë. A ju ka ndodhur t’i takoni? Cila është gjendja e tyre?
Personalisht kam takuar shumë refugjatë të krishterë, sidomos në veri të vendit, në zonën e Kurdistanit irakian dhe në Siri. Ndihen të humbur. Kam takuar të krishterët që vinin nga Bagdadi e që banonin në zona me kulturë të pasur. Tani jetojnë në trishtim, në ankth për një vend ku më parë jetonin të qetë, ku kishin kontakte fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.