2009-10-21 16:55:52

Nga Moska, mbështetje ekonomike për Serbinë. Përkrahje për çështjen e Kosovës


(21.10.2009 RV)Presideti rus, Dmitri Medvedev i siguroi sot Beogradit mbështetjen ekonomike dhe politike të Rusisë. Në vizitën e tij zyrtare, që përkon me 65 vjetorin e çlirimi të Serbisë nga nazizmi, Medvedev përsëriti me forcë përkrahjen e Rusisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, kundër pavarësisë së shpallur nga Kosova. Vendimi, sipas presidentit rus, është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara. Moska ka ndërmen ta kthejë Serbinë në krahun e saj energjitik në rajon. Pikërisht në Serbi do të kalojë një pjesë e gazsjellësit për të sjellë gazin rus në Evropë.







All the contents on this site are copyrighted ©.