(21.10.2009 RV)Ballotazhi për zgjedhjet
presidenciale në Afganistan do të bëhet më 7 nëntor. Lajmin e dha vetë presidenti
Karzai, pas vendimit të komisionit të pavarur zgjedhor afgan, i cili zyrtarizoi rezultatet
e votimeve të 20 gushtit. Karzai ka fituar 49,67% të votave. Ballotazhi është i nevojshëm
sidomos për besueshmërinë e qeverisë së Kabulit në arenën ndërkombëtare.