2009-10-21 16:57:10

Izraeli kundërshton raportin Gouldstoun


(21.10.2009 RV)Izraeli kundërshton me vendosmëri raportin Gouldstoun, i cili e akuzon shtetin hebraik, sëbashku me fondamentalistët palestinezë të Hamasit, për krime lufte gjatë sulmit mbi Gazë, në dhjetorin e vitit të kaluar. Tel Avivi refuzon edhe të hapë procese hetimore mbi ngjarjet e këtij konflikti, pavarësisht se kjo këshillohet në raport. Aktualisht, bashkësia ndërkombëtare po përpiqet të bëjë ç’është e mundur për rifillimin e bisedimeve të paqes ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.