2009-10-21 16:57:41

FAO: platformë ndërkombëtare mbi sigurinë ushqimore në nivelin global


(21.10.2009 RV)RealAudioMP3 Në prag të takimit botëror mbi sigurinë ushqimore, që do të mbahet në selinë e FAO-s nga 16 deri më 18 nëntor, Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë ka vendosur të krijojë një platformë ndërkombëtare dhe ndërqeveritare mbi sigurinë ushqimore në nivelin global. Një përgjigje e nevojshme për të kundërshtuar rritjen e urisë e të varfërisë në botë, me qëllim koordinimin më të mirë të programeve. Strategjia parashikon nisma kundër urisë në nivel kombëtar, duke dëgjuar të gjitha zërat që merren me politikat ushqimore dhe bujqësore, duke forcuar lidhjet me realitetet rajonale e lokale e duke i bazuar vendimet mbi prova shkencore e njohuri më të përparuara. Krah për krah me FAO-n do të rreshtohen edhe organizata të tjera që punojnë në të njëjtën fushë si Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), Programi Ushqimor Botëror (PAM), por edhe organizata të shoqërisë civile, jo qeveritare.







All the contents on this site are copyrighted ©.