2009-10-20 17:33:44

Dy shpërthime në Pakistan. Dy të vdekur dhe 13 të plagosur.


(20.10.2009 RV)Dy kamikaze u hodhën sot në erë duke tronditur universitetin ndërkombëtar islamik të Islamabadit. Pati dy të vdekur dhe 13 të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga policia e cila saktësoi se kamikazet goditën si shtëpinë e studentëve të djemëve ashtu edhe atë të vajzave. Atentati u krye në një kohë kur ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë një operacion të madh kundër talebanëve në Vaziristan, në kufi të vendit me Afganistanin.







All the contents on this site are copyrighted ©.