2009-10-20 17:33:32

Balotazh në Afganistan. Karzai nuk ka fituar në raundin e parë.


(20.10.2009 RV)Në Afganistan komisioni i ankesave nxorri të pavlefshëm një numër të madh votash në rreth 210 qendra votimi. Kjo do të thotë se votimet për president të 20 gushtit nuk kanë qenë të rregullta dhe si pasojë Karzai, nuk është fituesi. Për këtë arsye më 7 nëntorin e ardhshëm do të mbahet një raund i dytë votimesh për të cilën Karzai u tregua i gatshëm. Ndërkaq lajmi se Karzai dhe Abdullah kishin rënë dakord për krijimin e një qeverie koalicioni u përgënjeshtrua nga një zëdhënës i opozitës. Nga ana tjetër, sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts tha sot se administrata amerikane nuk do t’i pakësojë përpjekjet për një strategji të re në Afganistan e do t’i vazhdojë operacionet.







All the contents on this site are copyrighted ©.