2009-10-19 17:09:59

Vazhdojnë ndeshjet ushtri-talebanë në Pakistan


(19.10.2009 RV)Vazhdon akoma ofensiva e ushtrisë së Pakistanit kundër talebanëve në Jug të Vaziristanit. Ofensiva filloi të shtunën. Forcat e Islamabadit janë betuar të vrasin ose të kapin të gjithë krerët e Al Kaidës në zonë. Deri tani, viktimat talebane i afrohen qindëshit, ndërsa ushtria ka humbur nëntë ushtarë.
Operacioni ushtarak ishte në qendër të bisedimeve ndërmjet kryeministrit pakistanez, Gilani dhe gjeneralit amerikan Dejvid Petreus, në krye të komandës qendrore të SHBA-ve, si edhe gjeneralit Stenli MekKristal, në krye të forcave amerikane e ndërkombëtare në Afganistan. Terroristët sulmuan dje edhe Baluçistanin iranian, ku vranë 40 pasdaranë. Ahmadinexhad i ka kërkuar Pakistanit t’i dorëzojë vrasësit.







All the contents on this site are copyrighted ©.