2009-10-19 17:42:10

Takim ndërkombëtar në Kapitol kushtuar paqes e drejtësisë në Afrikë


(19.10.2009 RV)“Afrika: ç’ partneship për pajtimin, drejtësinë e paqen”: me këtë titull u zhvillua, sot paradite, në Kapitol të Romës, një takim ndërkombëtar, organizuar nga Komuna , në bashkëpunim me Sekretarinë e Sinodit të Ipeshkjvijve, Radio Vatikanin dhe Bashkësinë e Shën Egjidit. Takimi u mbajt në kuadrin e Asamblesë II Sinodale për Afrikën, që vijon në Vatikan kushtuar temave të pajtimit, të drejtësisë e të paqes. Ndërmjet pjesëmarrësve, edhe shumë Etër sinodalë.
Afrika e Roma; më mirë të themi, Afrika e mbarë bota, që në një farë mënyre, përfaqësohej nga Kryeqyteti italian. Nga ky parakusht u nis takimi, për të ripohuar se ndërmjet dy vendeve gjeografike ekziston një lidhje e fortë, vepruese, që ndikon, më pas, në mbarë globin. Theksi u vu kryesisht mbi nxitjen e një zhvillimi, që nuk është ai i tregut a i fitimit, por që vë në plan të parë promovimin e gjithanshëm të njeriut dhe i krijon Kontinentit afrikan mundësitë t’i konkretizojë aftësitë e veta, duke i dhënë fund monopolit të sipërmarrjeve shumëkombëshe. Por, të dëgjojmë Kryebashkijakun e Romës, Gjani Alemano:
“Nuk ka asnjë projekt zhvillimi, asnjë hedhje themelesh me karakter teknik, që mund të ketë sukses, në se nuk themelohet mbi bazën e vlerave e mbi njohjen e vlerës universale të personit njerëzor”.







All the contents on this site are copyrighted ©.