2009-10-19 17:42:26

Shtegtim kundër varfërisë në Britaninë e Madhe


(19.10.2009 RV)Dhjetë vjet më parë, qindra vetë morën pjesë në shtegtimin kundër varfërisë, duke përshkuar Britaninë e Madhe, nga Iona, në Skoci, deri në Londër. Me rastin e Ditës ndërkombëtare për çrrënjosjen e varfërisë, në pesë qytete britanike të veriut, veteranët e iniciativës dhe shtegtarët e rinj morën pjesë në edicionin 2009 të “Shtegtimit kundër varfërisë”. Nga kishat e Mançesterit, të Lidsit, të Njukastëllit, të Shefildit dhe të Peterborout, besimtarët u nisën për një marrshim prej 5 miljesh, pasi ishin lutur sëbashku. Qëllimi ishte mbledhja e fondeve për financimin e projekteve lokale në favor të personave, që jetojnë në varfëri e mjerim dhe për të sensibilizuar opinionin mbi problemin e varfërisë edhe në një vend të pasur, si Britania e Madhe.







All the contents on this site are copyrighted ©.