2009-10-17 12:42:50

Botohet vëllimi ‘Kufijtë’: bisedë e kardinalit Ruini me historianin laik, Ernesto Gali dela Logjia.


(17.10.2009 RV)RealAudioMP3 Debati mbi rolin e krishtërimit në formimin e identitetit evropian përsëritet sa herë flitet për lidhjet e fesë me institucionet civile. Pikërisht sfidave që duhet të përballojë katolicizmi në Evropë, përballë shekullarizimit e takimit me fe të tjera, i kushtohet vëllimi ‘Kufijtë’, botuar kohët e fundit nga Mondadori. Është një bisedë ndërmjet kardinalit Kamilo Ruini dhe historianit laik, Ernesto Gali dela Logjia. Vë theksin mbi pengesat, që i dalin sot kristianizmit, në përpjekjen për t’u mishëruar në modernitetin perëndimor.
Po ku e kanë burimin këto vështirësi? Përgjigjet, në mikrofonin e Radio Vatikanit, vetë kardinali Ruini:

Përgjigje: - Kanë, sipas meje, një origjinë të dyfishtë. Nga njëra anë, në vetë modernitetin perëndimor, i cili jo vetëm që është zhvilluar në mënyrë të rrufeshme, gjë që krijon vështirësi adoptimi, por sidomos në faktin se ky modernitet, në profile të ndryshme, ka marrë një drejtim jo aq të favorshëm ndaj krishtërimit e, në veçanti, ndaj katolicizmit. Nga ana tjetër, vështirësi ka edhe brenda vetë Kishës: mund të themi me sinqeritet se ekziston një farë ngadalësie në kuptimin e fenomeneve, në vlerësimin e aspekteve pozitive, njëherësh edhe me qëndrimet e drejta kundër çdo prirjeje, që nuk përkon me fenë e krishterë.
Papa Benedikti XVI kërkon zgjërimin e hapësirave të racionalitetit, për të favorizuar ungjillëzimin e ri në Perëndim.Ndërsa Gjon Pali II, në fjalimin mbajtur në Unesco mbi kulturën, në vitin 1980, pati vënë në dukje se ekziston një farë shpërpjestimi ndërmjet aftësive dhe pranisë së katolikëve në fushën shoqërore e, posaçërisht, në atë bamirëse, e dobësisë të pranisë së tyre në fushën e kulturës. Duhet kërkuar nisja e një procesi, që ta shërojë këtë ligështi.








All the contents on this site are copyrighted ©.