2009-10-16 17:10:53

Sërish tërmet në Indonezi


(16.10.2009 RV)RealAudioMP3 Toka lëkundet sërish në Indonezi. Tërmeti me magnitudë 6.4 e pati epiqendrën në bregdet, mëse 1000 km larg nga kryeqyteti Xhakarta, ku gjithsesi është dëgjuar. Nuk ka viktima. Ndërkaq, akoma pritet bilanci përfundimtar i tërmetit të 30 shtatorit, që dëmtoi rëndë ishullin e Sumatrës, e në veçanti qytetin e Padangut. Shifrat zyrtare që jep qeveria dhe OKB-ja flasin për 830-840 të vdekur, 250 të humbur e mëse 2.300 të plagosur. Thuhet gjithashtu se 130 mijë shtëpi janë shembur e rreth 120 mijë të tjera janë dëmtuar, por edhe sot, ekzistojnë zona ku ndihmat e vullnetarët nuk kanë shkuar akoma.







All the contents on this site are copyrighted ©.