2009-10-16 17:15:04

Miratohet raporti Gouldstoun për krimet e luftës të izraelitëve e të palestinezëve


(16.10.2009 RV)Në Gjenevë, Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut, i mbledhur në një sesion të jashtëzakonshëm, miratoi të ashtuquajturin raport Gouldstoun, i cili akuzon Izraelin dhe fondamentalistët palestinezë të Hamasit për krime lufte gjatë konfliktit të Gazës. Ndërkaq, data e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet fraksioneve palestineze është shtyrë. Dje, partia Al Fatah e presidentit Abu Mazen u dorëzoi ndërmjetësuesve egjiptianë, dokumentin e nënshkruar, ndërsa Hamasi kërkoi kohë për ta shqyrtuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.