2009-10-16 17:14:48

Imzot Miliore OKB-së: të mos përdoren kurrë ligjet si mjet i shtypjes e të forcohet impenjmi për mbrojtjen e fëmijëve.


(16.10.2009 RV)RealAudioMP3 “Shteti i së drejtës duhet të shërbejë si bazë për një shoqëri më të drejtë”: këtë nënvizoi dje kryeipeshkvi Çelestino Miliore në Komisionin VI të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke shtuar: “Nuk duhet harruar kurrë se pas çdo ligji të drejtë, është përherë një vlerë, përndryshe edhe drejtësia mund të bëhet mjet i shtypjes”. Prej këndej, shteti i së drejtës duhet të lidhet gjithnjë me parimet e drejtësisë, që ligjet të mos përdoren si burim i shtypjes e i dhunës.Gjithnjë dje, vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë zyrës së OKB-së në Nju Jork, foli për promovimin e mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Imzot Miliore i nxiti qeveritë që kanë adoptuar Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ta vënë atë në jetë në mënyrë sa më të drejtë e të frytshme. Prelati denoncoi se vetëm në dhjetvjeçarin e fundit, gjatë konflikteve janë vrarë ose gjymtuar dy milionë fëmijë, ndërsa 300 mijë vijojnë të përdoren si fëmijë-ushtarë. Të tjerë janë viktima të urisë e të dhunës, të Sidës e të analfabetizmit. E të tjerëve, akoma, u mohohet deri e drejta e për të jetuar. Prandaj prelati kërkoi të merren masa konkrete për mbrojtjen e fëmijëve, duke mos harruar edhe rolin e dorës së parë që luajnë prindërit. Selia e Shenjtë - përfundoi prelati – duke ripohuar edhe një herë shqetësimin e saj për mirëqenien e të gjithë fëmijëve e të familjeve të tyre - u kërkon shteteve të bëjnë të njëjtën gjë, me bindjen se të gjithë fëmijët meritojnë të rriten në një mjedis që duhet të jetë në gjendje t’ua mbrojë dinjitetin.







All the contents on this site are copyrighted ©.