2009-10-15 16:06:47

Më 26 tetor takimi i parë Vatikan-lëfevrianë


(15.10.2009 RV)RealAudioMP3 Të hënën, më 26 tetor paradite, do të zhvillohet takimi i parë i bisedimeve të parashikuara ndërmjet Vatikanit dhe Vëllazërisë së Shën Piut X, apo lëfevrianëve. Lajmi u dha nga drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. Takimi do të bëhet në Pallatin e Sant’Uficit. Përmbajtja e bisedimeve, që kanë të bëjnë me çështje doktrinale, do të mbetet e rezervuar, por në përfundim të tyre do të jepet një komunikatë për shtyp.








All the contents on this site are copyrighted ©.