2009-10-13 14:09:55

Sinodi për Afrikën: sekretari i FAO-s lavdëron qëndrimet e përbashkëta të krishterimit e islamizmit mbi ambientin


(13.10.2009 RV)RealAudioMP3 Qëndrimi i njëjtë i Islamit dhe i Kishës Katolike mbi administrimin racional të burimeve natyrore u nënvizua mbrëmë nga sekretari i përgjithshëm i FAO-s (Organizatës për Ushqim e Bujqësi), Zhak Diëf, i pari dhe i vetmi mysliman, që foli në sinodin e ipeshkvijve për Afrikën.
Diëf lavdëroi rolin e Kishës Katolike, sidomos të misionarëve, në ndihmë të nevojtarëve dhe bashkëpunimin e saj me FAO-n për të realizuar parrullën e organizatës “Bukë për të gjithë”. E në këtë, FAO ndihmohet edhe nga Islami.
"Je veux aussi rendre hommage à l’action de l’Église sur le terrain à côté des plus pauvres…"
“Dua të kujtoj – tha Zhak Diëf – konvergjencën e mësimeve fetare të Kishës Katolike dhe të Islamit mbi nevojën për të vigjëluar mbi administrimin racional të pasurive, mbi bazën e një strategjie, që respekton personat dhe të mirat e botës. Doktrina shoqërore e Kishës ofron një ndihmë thelbësore”.
Pastaj përshkroi gjendjen në kontinentin e zi. Ka vende si Kameruni, Kongo, Etiopia, Gana, Nigeria, Malaui, Mozambiku dhe Uganda, që e kanë ulur përqindjen e të uriturve, por në krahasim me vitin 1996, kur vendet anëtare të FAO-s u zotuan ta përgjysmojnë urinë në botë brenda vitit 2050, gjendja është edhe më kritike. Edhe për shkak të krizës botërore, sot të uriturit kanë arritur shifrën 1 miliard, ose 15% e popullsisë botërore. E në Afrikë, shifra arrin 271 milion vetë, 24% e popullsisë, 12% më shumë se vitin e kaluar.
Sipas sekretarit të FAO-s, nga emergjenca mund të dilet duke modernizuar infrastrukturat dhe mjetet bujqësore, por edhe me burime më të mëdha ekonomike. “Është çështje përparësie – denoncoi ai. Çdo vit fondet për bujqësinë të vendeve të OCSE-s arrijnë në 365 miliard dollarë, ndërsa shpenzimet ushtarake 1340 miliard dollarë”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.