2009-10-12 14:28:06

Çmimin Nobel për Ekonomi e marrin 2 amerikanë


(12.10.2009 RV)“Edhe kësaj here ka fituar Obama, pas Nobelit për paqen, tani i takon edhe ai për ekonominë. Fituesit e Çmimit Nobel për ekonominë Ostrom e Uilliamson, janë dy liberal-demokratë, pikërisht siç është edhe ai”.
Pra, Çmimi Nobel për Ekonomi iu nda dy amerikanëve, Elinor Ostrom dhe Oliver Uilliamson. Ostrom është gruaja e parë, që fitoi këtë çmim për ekonomi që nga krijimi i tij 40 rreth vjet më parë. "Reagimi im i parë ishte habia dhe vlerësimi i madh. Ka shumë, shumë njerëz, që janë përpjekur së tepërmi, këndej zgjedhja ime për këtë çmim është një nder i madh për mua", tha Ostrom. Komiteti Suedez e vlerësoi zonjën Ostrom për shkak se tregoi se prona e përbashkët mund të menaxhohet me sukses nga grupe, të cilat e shfrytëzojnë atë. Komiteti tha se Uilliamson e zhvilloi një teori, ku firmat e biznesit shërbejnë si struktura për zgjidhje të konflikteve. Çmimi Nobel në ekonomi është i fundit në serinë e çmimeve Nobel për sivjet.







All the contents on this site are copyrighted ©.