2009-10-12 16:05:44

Talebanët mbjellin vdekje në Pakistan


(12.10.2009 RV)Së paku 41 vetë mbetën të vrarë në atentatin e sotëm në një treg pranë Suatit në Pakistan. Ndër viktimat, 4 ushtarë, të tjerët janë civilë. Mbi 50, të plagosurit. Atentati me kamikaze është marrë përsipër nga talebanët, me të cilët prej kohësh po zhvillohen beteja të ashpra në zonë. Talebanët në zonën e Vaziristanit e të Punxhabit arrijnë shifrën 10 mijë. Në kufi, Pakistani do të disllokojë 28 mijë ushtarë, por ata, pavarësisht se më të shumtë, do ta kenë të vështirë të kontrollojnë bazat e talebanëve, të ndërthurur me grupet xhihadiste lokale.







All the contents on this site are copyrighted ©.